Meridian Ramçaj rrëfen telefonatat dhe kërcënimet: Ishte Romeo dora vetë

Meridian Ramçaj zbuloi për herë të parë se ka marrë një telefonatë nga Romeo për t’u takuar dhe vetëm pak minuta më pas, ai kishte bërë një status kundër tij

Meridian Ramçaj zbuloi për herë të parë se ka marrë një telefonatë nga Romeo për t’u takuar dhe vetëm pak minuta më pas, ai kishte bërë një status kundër tij.
Pas daljes së tij nga shtëpia e ‘Big Brother VIP’, Meridian Ramçaj ka pasur disa përplasje dhe debate të forta, ku një ndër më të komentuarit ka qenë ai me Romeo Veshaj, vëllai binjak i Donaldit.

I ftuar në ‘Rrugëtim me Anilën’, ai zbuloi për herë të parë se ka marrë një telefonatë nga Romeo për t’u takuar e më pas një postim në Instagram

‘Pas një statusi që bëra papritur më erdhi një telefonatë që më kërkoi të takohesha. Absolutisht po i thashë mund të takohemi, se ne veriorët e kemi pak pjesën e krenarisë. Kjo ishte pjesa më e bukur, iu përgjigja telefonatës me shumë qytetari, dhe pas 30 minutave më ndodhi e njëjta gjë si në shtëpi, pabesia nga mbrapa. Më pas u bë një status denigrues ndaj meje, dhe u prek ajo pjesa që unë di të reagoj dhe di si t’i nxjerr njerëzit nga vetja. Kush ishte pas telefonit? Romeo, dora vetë!,’– u shpreh Meridiani.