Iliri mposht Donaldin në faqen zyrtare të Big Brother Vip

Duket se fitorja e BB Vip, do të vendoset mes Donaldit dhe Ilirit, dy personazheve më të përfolur brenda shtëpisë. Ata të dy kanë pasur debate të vazhdueshme, përveç javës së fundit, që duket se po e shijojnë shumë.

Në rrjetet sociale ka filluar një garë e fortë mes dyshes finaliste dhe sondazhet nuk kanë të mbaruar. Në shumë sondazhe fiton Iliri dhe në shumë të tjerë Donaldi.

Së fundmi, faqja zyrtare e BIG BROTHER VIP, ka postuar në Instagram fotografitë e tyre, duke i falënderuar për emocionet. Ajo që shihet dhe që është vënë re nga ndjekësit, është numri i likeve në foto. Siç duket, Iliri numëron më shumë like në foto sesa Donaldi, gati tre mijë më shumë.