Njerez te famshem futen në shtëpinë e Big Brother VIP për t’u takuar me banorët

Banorët e Big Brother VIP ditë më parë pranuan që një shumë e parave të hiqen nga çmimi i fituesit, për të takuar personazhe të njohura të ekranit, por edhe ish banorë.
Derisa mbrëmë ishte Arbër Hajdari dhe Balina Bodinaku, radha sonte ishte për disa figura tjera të ekranit, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Xhemi Shehu, Flori Gjini, Ermal Mamaqi, Salsano Rrapi, Edi Manushi, janë figurat që sonte ndodhen për një darkë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.
Me t’u futur në shtëpi, banorja Einxhel Shkira ka shpërthyer në lot kur ka takuar Flori Gjini, duke qenë se ai është njëri nga miqt e saj më të mirë.

Kurse nesër, do të futen ish banorët e Big Brother, Dj Dagz, Beatrix, Paloma, Big Mamma dhe Sabiani./Reporteri.net/

Personazhe të famshëm futen në shtëpinë e Big Brother VIP për t’u takuar me banorët