Habiti të gjithë: Beatrix zbulon me kë shkëmbente mesazhe gjatë spektaklit

Trixa ka marrë vëmendje me paraqitjen e saj në ‘BBV”, gjatë gjithë kohës ajo është parë me telefon në dorë, e cila incizonte disa pjesë interesante.

Të gjithë ishin kuriozë të dinë se me kë kishte shkëmbyer mesazhe në ato momente, me një postim në llogarinë e saj, Trixa zbuloi se ka folur me vëllain, duke shuar kureshtjen e madhe.
Ajo tregoi se çfarë shkroi vëllai i saj Albani, teksa Trixa u përgjigj:

“Ai është shoku im më i mirë përgjithmonë, eshtë gjysma ime më e mirë, më bën më të fortë, më shtyn të jem versioni më i mirë i vetes, nuk e di ku do të isha pa ty, ai më ka ndihmuar të shoh përtej errësirës, gjithmonë duke më udhëhequr se ku kam nevojë të jem dhe jam përherë falenderuese që e kam në jetën time, nuk ka fjalë që mund ta përshkruaj dashurinë që ndajmë, jam shumë falenderuese për ty”, ka shkruar Beatrix.