“Është presion i madh, ke humbur 8 kg”, Agron Llakaj hyn në Big Brother VIP, i jep mesazhin shumë të rëndësishëm Donaldit

Banorët sot kanë mirëpritur në shtëpi disa nga miqtë e tyre më të mirë. Për të surprizuar Donaldin kishte ardhur aktori i mirënjohur Agron Llakaj.
Teksa të dy qëndruan në oborr ata kanë shfrytëzuar kohën të flasin pak me njëri-tjetrin.

‘’Është presion i madh psikologjik dhe emocional. Ke humbur 8 kile dhe nuk janë asgjë sepse ato i rimerr shumë shpejt, por ajo që është më e rëndësishme është fakti ti të vlerësosh lirinë pasi të dalësh nga këtu. Duhet të ndjesh dhe ta shijosh lirinë si në jetë ashtu edhe në karrierë edhe në art’’,- tha Agroni.

Ndërkaq Donaldi nuk harronte në asnjë moment të shprehte sesa e kishte marrë malli për këshillat dhe bisedat e gjata me mikun e tij Agron Llakaj.