“Na u mbush shtëpia”/ Çifti i ‘Big Brother’ bëhen prindër për herë të dytë, zbulojnë gjininë e fëmijës (FOTO)

A e mbani mend çiftin simpatik Matilda-Fatjon nga reality show “Big Brother Albania 7”?Ata kanë krijuar familjen e tyre të lumtur dhe së fundmi janë bërë prindër për herë të dytë.Lajmin e dhanë përmes rrjeteve sociale duke treguar se janë bërë sërish me vajzë.

“Gezimi jone i dyte por i fuqishem aq sa i pari. Faleminderit mamit Matilda Gega per keto emocione te papershkrueshme. U mbush shtepia me princesha”, shkruan Fatjoni.

Matila dhe Fatjoni kanë marrë shumë urime nga miqtë mes tyre dhe ish-banorë si Jona Kalemaj apo Valer Kolnikaj.