“Ka super-gjëra të mira”/ I riu nga Tirana merr qendrën e masazheve në telefon: Do k…?! (Video)

Ato janë kudo, në Facebook, Instagram, Tik-Tok, por edhe në rrjetet e tjera sociale. E kemi fjalën për qendrat e masazheve që reklamojnë hiret e vajzave anonime si staf i ri për të tërhequr klientë. Të shumta kanë qenë rastet dhe denoncimet për këto qendra masazhesh, të cilat duket se shkojnë përtej asaj që janë të profilizuara të ofrojnë.
Në këto ‘çerdhe’ të dyshimta prostitucioni, rezervimi dhe takimi funskionon shumë lehtë. Mjafton një mesazh në Whatsapp apo Instagram dhe në qendrën e masazhit të presin disa vajza, të cilat në recepsion të premtojnë shërbime ekstra në dhomat private.

JOQ ALBANIA ka publikuar dhjetra raste të djemëve që flasin me këto qendra masazhi dhe hapur fare, vajzat, i premtojnë shërbime ekstra, që të lënë të dyshosh se çfarë ndodh në të vërtetë në ato krevatet që reklamohen vetëm me vajza joshëse në rrjetet sociale. Madje në një bisedë të thjeshtë djemsh, zbulon edhe çmimet që ka një qendër mesazhesh në Tiranë.

Së fundmi në redaksinë e JOQ ALBANIA, ka mbërritur një tjetër video, ku një i ri flet me një nga vajzat e një prej qendrave të masazheve në Tiranë. Ajo i premton se ka super-gjera të mira dhe se do kënaqen.

Në gjithë këtë situatë, inekzistente është vetëm policia, që duket se bën një sy qorr dhe një vesh shurdh kur bie fjala për shfrytëzimin e vajzave që ofrojnë shërbime ekstra. Goditja e këtyre qendrave, të dyshimta prostitucioni, ka ndodhur në shumë pak raste, krahasur me numrin e lartë që po reklamohen në rrjetet sociale.