Beniada flet italisht, Donaldi përkthen shqip: Pir** se lirohesh (video)

Beniada dhe Donaldi janë një nga dyshet më simpatike të “Big Brother VIP”. Që në nisje të rrugëtimit ata kanë qenë shumë të afërt me njëri-tjetrin, dukr falur moment mjaft të bukura për publikun.
Biseda të ëmbla mes shokësh, rrëfime mbi jetën e dashurinë, lojëra dhe shumë humor. Janë këto fjalët që karakterizojnë raportin e tyre.

Videot “funny” të dyshes Beniada-Donald janë virale kudo në rrjetet sociale. Edhe së fundmi, një video e tyre po bën xhiron e rrjetit.
Në videon në fjalë ata shihen tek flasin italisht, më saktë Beniada flet italisht kurse Donaldi i cili nuk di mundohet të bashkojë copëza fjalësh.

Dhe biseda e tyre i ngjan shumë një bisede të përkthyer në “Google translate”, vetëm se është shumë herë më interesante.
Donaldi dhe Beniada kanë pasur një marrëdhënie shumë të mirë që nga dita e parë dhe deri më sot, shumë herë ata na kanë dhuruar të qeshura pafund me shakatë e tyre.