Georgina, ditëlindje përrallore në Dubai: Dhurata e Cristiano Ronaldos është unike

Ditëlindje përrallore në Dubai për Georgina Rodriguez. 28-vjeçarja u befasua nga loja e dritave dhe fotove që Cristiano Ronaldo i kushtoi asaj në ndërtesën më të lartë në botë, “Burj Khalifa”.
Një gjest romantik, që kushtoi rreth 60 mijë euro, kostoja minimale për tre minuta shfaqje. Një ditë e veçantë e kaluar mes plazhit dhe rrokaqiejve me të gjithë familjen, por tërësisht kushtuar partneres së kampionit portugez, në pritje të binjakëve (djalë e vajzë).

Po dje, modelja argjentinase ishte protagoniste absolute e serialit të ri të Netflix, me titull “Soy Georgina”. Duke postuar foto nga festimet madhështore, ja çfarë shkruan Georgina Rodriguez në rrjetet sociale:
“Ja si përfundon kjo ditë emocionuese. Nuk i gjej fjalët për ta përshkruar. Faleminderit Cristiano, nuk mund të më bësh më të lumtur çdo ditë! Faleminderit Dubai që na trajton gjithmone kaq mirë dhe na bën të ndihemi si në shtëpi”.

Përgjigja e Cristiano Ronaldos erdhi si koment për një postim të dytë të Georgina me foto të reja (“Ëndrrat bëhen realitet”): një zemër e kuqe. Faktet dhe fotot flasin edhe më shumë…