84 vjeçari ngiste makinën pa sigurim dhe pa patentë prej 70 vitesh. Ndalohet rastësisht nga patrulla e policisë

Një burrë drejtonte makinën pa patentë prej më shumë se 70 vitesh. Rasti është shënuar në Nottingham të Britanisë së Madhe.
Ai u ndalua për kontroll rutinë nga një patrullë policore. 84-vjeçari nuk u mundua të gënjente. U tha policëve se e drejton makinën pa patentë prej 70 vitesh.
Burri, i cili po ngiste një MINI One, u kap nga oficerët në patrullë të mërkurën pranë një Tesco Extra në Bulwell, Nottinghamshire. Policia britanike, e cila bëri të ditur rastin, tha se ky person e kishte drejtuar makinën që kur ishte 12 vjeç dhe nuk ishte ndaluar kurrë nga autoritetet.

Në një postim në Facebook, policia tha: “Nuk mund ta besojmë atë që ndodhi… pasi shoferi, i lindur në vitin 1938, tha se kishte ngarë pa leje dhe pa sigurim që kur ishte 12 vjeç vjeç… dhe disi kishte arritur të mos ndalohej kurrë nga policia.
Madje nuk ishte përfshirë asnjëherë në një aksident, as në rastin më të vogël. Nisur nga ky rast policia britanike u bëri thirrje qytetarëve që të verifikojnë dokumentet.

Qytetarët të sigurohen për dokumentacionin e makinës mënyrë që t’i kenë të rregullta, pasi me vendosjen e kamerave të reja që bën njohjen automatike të targave të automjeteve në rrugë, do të jetë më e lehtë të zbulohen gjobat apo dokumentet e papaguara të makinës.