Milaim ZEKA: Dua të jem femër që të ndjej dhimbjen e menstruacioneve..

Gazetari i njohur Milaim Zeka ishte i ftuar në “Goca dhe Gra” në Top Channel. Në fillim të intervistës Milaimi ka rrëfyer se është rritur me 5 motra në shtëpi dhe nisur nga kjo ëndrra e adoleshencës ka qenë që të ishte femër.

E dini pse? Sepse dëshironte të provonte ndjesinë e menstruacioneve. Duket një gjë e pazakontë të thuhet, sidomos në komunikim publik, por Milaim Zeka nuk do t’ia dijë për paragjykimet.

Ai flet gjithmonë në mënyrë të sinqertë. Ndoshta edhe e shijon pak rrëmujën që vjen pas fjalëve të tij.

“Teksa shihja motrat e mia më të mëdha që vuanin, isha kurioz të provoja dhimbjen e menstruacioneve dhe kjo ka qenë ëndrra ime më e madhe që të isha femër, dy ëndrrat e tjera më mirë nuk po ua tregoj farë”, ka thënë ai duke qeshur.

Gazetari shqiptar di gjithmonë të tërheqë vëmendjen me deklarata e tij. Edhe kësaj here ia ka dalë.