Habia në dasmë! Bie zjarr, por të ftuarit e kanë mendjen tek mishi..

Ky është momenti që ka krijuar hilaritet në rrjetet sociale. Bëhet fjalë për një dasmë dhe disa dasmorë që vijojnë të hanë pavarësisht se prapa tyre po digjet një ndërtesë.

Pamjet janë filmuar në Indi dhe siç duket në video janë dy persona që bisedojnë me njëri-tjetrin. Njëri prej dasmorëve, i veshur me një këmishë të bardhë, për një moment kthen kokën, sheh një herë dhe pastaj i rikthehet të ngrënit.

Shumë persona në dasmë shkojnë të ndërhyjnë te zjarri, por jo për këta dy persona… Ushqimi për ta është shumë i rëndësishëm. Ata vazhdojnë të diskutojnë sikur të mos ketë ndodhur asgjë.

Sipas mediave lokale, zjarri ka shpërthyer në ndërtesë si pasojë e shpërthimit të disa fishekzjarreve. Mësohet se pas ndërhyrjes së zjarrfikësve, flakët u shuan dhe nuk pati asnjë jetë të humbura.