Pas flirtimeve me Donaldin, fansat e Bores ‘bombardojnë’ Beatrixin me komente ofenduese..

Bora dhe Donaldi ishin ndarë muaj më parë, por ata të dy morën zemrën e publikut pas takimit romantik brenda shtëpisë së ‘BBV’-së.

Madje ajo që theu shikueshmërinë ishte puthja mes dyshes së famshme.

Pas atij takimi ishte Donaldi që u revoltua dhe nuk deshi që më të diskutohej për të dhe Borën brenda shtëpisë, madje ai u sqaroi banorëve se është ‘single’.

Që nga hyrja e Betarixit brenda shtëpisë u ngritën shumë hipoteza se të dy bashkë po krijojnë diçka mes vete.

Por si duke kjo gjë nuk i ka pëlqyer aspak fansave të Borës të cilët duan ta shohin bashkë me Donaldin.

Ata e kanë ‘bombarduar’ Beatrixin me komente ofenduese.

‘Skuthe’, ‘Debile’, ‘Debile’, ‘Femër e pistë’, ishin vetëm disa nga komentet që Beatrix është etiketuar nëpër fotot e Borës nga fansat e saj.

Bora është njëra ndër moderatoret më të suksesshme shqiptare, madje së fundi me emisionin e dashurisë ‘Përputhen’, ajo ka arritur të jetë në qendër të vëmendjes./Lajmi

Shiko komentet :