E fundit! Futet droni në Big Brother, shoqëria e Fifit jashte gozhdon me mesazhin për një banore

Pavarësisht se largimi i Fifit ka mërzitur shumë banorët në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, sot është një ditë e veçantë për Einxhel Shkirën.

Moderatorja shqiptare sot po feston ditëlindjen, dhe Big Brother është përkujdesur që banorët t’i gëzojë me një darkë në oborrin e shtëpisë, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Derisa po gëzojnë e festojnë, në shtëpinë e Big Brother mbërrin një dron tjetër, e që është pikërisht për Einxhel.

Janë shoqëria e saj, Argjira, Graciano, Fjoralba dhe Flori ata të cilët i kanë dërguar asaj një bluzë me mbishkrimin “Einxhel të duam shumë”, gjë kjo e cila ka gëzuar pafund moderatoren shqiptare.

Kujtojmë se shoqëria e Einxhel, është po ajo e njëjta dhe e Fifit, ani pse dy banoret nuk kaluan dhe aq mirë në shtëpi./Reporteri.net.

Edhe një dron tjetër në Big Brother VIP, shoqëria e Fifit kanë një mesazh për një banore