Vråsjå e vogëlushit Mateo/ Familjarët hyjnë në shtëpinë e tmêrrit, ndezin qirinj në vendin ku u gropos 8-vjeçari (VIDEO)

Një javë pas kr imit mak abër në Grecalli të Fierit, familjarët e 8-vjeçarit Mateo Vasiu kanë hyrë në shtëpinë e tm errit, ku Klodian Çalamani vr au dhe groposi fëmijën.

Pasi janë hequr shiritat e skemës së krimit, familjarët kanë ndezur qirinj në gropën ku u va rros 8-vjecari. Top Channel ka siguruar pamjet në shtëpinë e “mo nstrës” që mori jetën e fëmijës në mënyrë makabre.

Brenda oborrit dhe banesës së 38 vjeçarit Klodian Çalamanit ka orendi shtëpiake të vjetra, bizhuteri femrash, xhama të thyer, zinxhirë e gozhdë të mëdha ndërsa dhoma e tij ofron vetëm rrëmujë, ambient të çrregullt e të pistë. Në banesën e tij nuk mungojnë ushqimet e cigaret. Ndërkohë vihet re se mban edhe flamurin shqiptar në mes të shtëpisë.

Ndërkohë, familjarët pretendojnë se një e afërme e familjes së Mateos di rrethanat e vërteta që shtynë 38-vjeçarin t’i marrë jetën fëmijës së mitur. Pritet që grupi hetimor të marrë deklaratat e personave ku dyshon familja e të zbardhet ngjarja makabër në fshatin Daullas që ka tronditur opinionin publik.

Gjatë këtyre ditëve nga familjarët e 8 vjeçarit është kërkuar dë nim maksimal për autorin e vr asjes Klodian Çalamani, i cili ndodhet në parabur gimin e Vlorës.