Rrezikoonte të humbiѕte ѕhikimin рasi fryu buzët, 21 vjeçarja: Nuk e ndieja fytуrën, gjaku nuk qarkullonte

21 vjeçarja, Amy Wiseman është t merruar kur ka parë buzët e saj të enjtura dhe të mavijosura në pasqyrë, menjëherë pas ndërhyrjes që bëri në to. Ajo shpenzoi 70 paund për t’i fryrë buzët, por i ndodh ajo që nuk e priste aspak brenda 24 orëve.

Winseman tregon se estetistja, tek e cila ajo e kreu këtë ndërhyrje, e ka qetësuar duke i thënë se nuk ishte asgjë për t’u qetësuar, shkruan “The Sun“. Por vendimi i saj, ka qenë që t’i bëjë një foto buzëve dhe t’ia dërgojë një kirurgu plastik.

Ky i fundit i ka thënë se mundësia qëndron se gjatë procesit të injeksionit qarkullimi i gjakut në buzët e saj të jetë ndërprerë. Kjo për pasojë se mbushësi i buzëve kishte bllokuar venat. Si dhe nëse ky mbushës nuk shpërbëhej brenda 24 orëve, ajo rrezi konte të hu mbiste shikimin dhe ndjeshmërinë në fytyrë.

“Isha e tronditur kur më thanë se mund të humbisja shikimin. Nuk e dija se çfarë po ndodhte, nuk e dija nëse buzët e mia do të dëmtoheshin përgjithmonë.

Gja ku nuk qarkullonte, sepse mbushësi bllokoi arterien. Më thanë se nëse nuk do ta shpërbëja mbushësin brenda 24 orëve, atëherë do të humbisja shikimin”, ka rrëfyer ajo. Fatmirësisht e reja e vuri re në kohë problemin e saj, ndryshe do të kishte nevojë për një transplantim lëkure për të shpëtuar fytyrën e saj.

Sipas“The Sun“, mbushësi i buzëve u hoq nga një kirurg ditën e nesërme.

Burimi: The Sun