Mitrovicasit shohin diçka të çuditshme në qiell, dyshojnë të jenë UFO-të

Disa qytetarë që kishin dalur të shetisin tek Liqeni Akumulues kanë parë diçka të dyshimtë në qiell.

Sipas tyre, disa drita janë parë mbi qiell, dhe dyshonin të jenë UFO-të, shkruan “Jepi zë”.

Qytetarët kanë dërguar pamje në redaksi, ku shihen disa drita.

Sipas tyre këto drita janë parë mbi Rajonin e Shalës së Bajgorës dhe si rezultat i kualitetit të mirë të telefonit kanë arritur t’i kapin këto lëvizje ndriçuese.