Këngëtarja e njohur shqiptare e refuzon për të disatën herë ftesën për të hyrë në ‘Big Brother VIP’. Arsyeja?

Mihrije Braha ka qenë një nga emrat pretendent për tu bërë pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, ‘Big Brother Vip’. Sipas “Prive”, këngëtarja e ka refuzuar ftesë që i ka ardhur nga produksioni për të disatën herë, pasi angazhimet profesionale nuk e lejonin të ishte pjesë e një formati të tillë.

Një tjetër emër që përflitet se do të jetë pjesë e “Big brother VIP” është edhe Beatrix Ramosaj. Këngëtarja nuk mundi të nisë rrugëtimin e saj më herët për shkak të infektimit me Covid-19.

Së fundmi, Beatrix ka shpërndarë në instastory një fotografi të të vëllait, Albanit krahas së cilës shkroi: “Më mungon dhe do më mungosh akoma më shumë!”.