



Spektakli i kësaj të premtje do duhej që përveç emocioneve, debateve, përballjeve dhe surprizave edhe të eleminonte njërin prej banorëve.
Arditi, i eleminuari i radhës nga shtëpia e Big Brother, u rikthye sërish në shtëpi.
Kjo pasi, disa ditë më parë, banorët morën disa vezë në dorë, që brenda kishin një biletë.




Vetëm dy prej biletave ishin vajtje – ardhje, që do të thotë se banorët mund të riktheheshin përsëri.
Me të ardhur në studio, Arditi hapi vezën e tij dhe ajo çfarë ndodhej brenda ishte pikërisht bileta vajtje – ardhje.
Katër ishin të nominuarit e kësaj jave, të cilët janë votuar nga publiku nëse duhet të qëndrojnë apo të lënë shtëpinë e ‘’Big Brother Vip’’.