1 vit e infektuar me Сovid, historia e çuditѕhme e 47 vjeçares

Gratë e moshës 50-60 vjeç kanë rrezik më të madh për të zhvilluar simptomën e “Covidit të zgjatur”, sipas një studim të fundit, mosha e vjetër dhe përjetimi i pesë ose më shumë simptomave brenda javës së parë të sëmundjes shoqërohen gjithashtu me një rr ezik të zgjatur të problemeve shëndetësore.

Kjo më poshtë është historia e një zonjë 47-vjeçare amerikane e cila u infektua me co vid dhe ky infeksion i zgjati 1 vit. Identiteti i saj nuk është bërë ende i ditur. Ajo u shtrua me CO VID-19 në kampusin e Institutit Kombëtar të Shëndetit në Bethesd, në pranverën e vitit 2020.Pas dhjetë muajsh, gjatë të cilave ajo tregoi simptoma të buta të Co vid-it, mjekët zbuluan se ajo ishte ende pozitive me koron avirus.

Gruaja kishte patur imunitet të dobët pas një trajtimi të suksesshëm të kancerit të gjakut tre vjet më parë.Ajo vazhdoi të rezultonte pozitive për koronavirusin dhe mjekët menduan se testet rezultonin pozitive pasi kapnin pjesë të padëmshme të virusit të mbetur pas largimit të infeksionit.

Kur ngarkesa virale e gruas u rrit përsëri këtë mars, mjekët përcaktuan diagnozën e saj. Ata zbuluan se se ajo e mbarte Co vidin për dhjetë muaj dhe ishte ndryshe nga çdo lloj koronav irusi që qarkullonte në popullatë.

Gruaja mori trajtim dhe më në fund e spastroi infeksionin në prill, 335 ditë pasi ishte testuar për herë të parë. Ajo është testuar edhe tani, por testet kanë rezultuar negative.