Semi përlotet pas sulmeve, Donaldi i del në mbrojtje, ja arsyeja

Një situatë e pakëndshme ka ndodhur mes Ilirit dhe Semit disa ditë më parë. Iliri ka qenë duke biseduar me Donaldin veçmas, ndërsa Semi insistoi për tu bërë pjesë e këtij diskutimi mes tyre. E gjithë ky debat u finalizua me një gjest nga ana e Semit, teksa i drejtoi Ilirit gishtin e mesit.

Iliri nuk e ka pritur mirë këtë veprim, teksa e quajti këngëtaren të paedukatë dhe e paralajmëroi se nuk do ta harronte kurrë si veprim.

“E paedukatë, Këtë që bërë nuk do ta harroj kurrë”, tha Iliri.

Kjo përballje u ripërsërit edhe gjatë spektaklit të sotëm kur Semi tha: Iliri e ka tepruar disa herë me batutat kunddrejt meje dhe unë i kam marrë gjithnjë me shaka. Edhe gjesti im ishte totalisht me shaka.

Ndërkohë në debat u fut dhe Sabiani, i cili paralajmëroi se nuk mund të bëjnë gjeste të tilla ndaj tij. Madje tregoi se ka ndjekur njerëz me makinë për këto gjeste.

Sabiani: Kush bën shaka të tillë me mua, mjerë ai. Kam ndjekur njerëz me makinë për këto shaka.

Nga ana tjetër, Donaldi i doli në mbrojtje Semit dhe u shpreh se e gjithë kjo situatë është ekzagjeruar nga ana e Ilirit dhe se ka qenë Iliri që ka hedhur drejt Semit batuta dhe shikime seksuale, gjeste të cilat janë pranuar me shumë sportivitet nga ana e Semit.

Si rezultat i debatit Semi është përlotur.

“Ndihem keq që jam kaq e keqkuptuar për çdo fjalë dhe shaka që paskam nxjerrë nga goja”, tha Semi.