



Një qytetar i komunës së Skenderajt i cili u bë i njohur për mënyrën e festimit pas rezultatit zgjedhor duket se nuk mendonte njësoj gjatë fushatës.
I njëjti më parë kishte bërë fushatë për Bekim Jasharin.
Ndërsa mbrëmjen e 17 tetorit, ky qytetar ishte gëzuar tej mase për fitoren e kandidatit të PDK-së në Skenderaj, Fadil Nura.
Në një video që u bë virale qytetari dëgjohet duke thënë ” O u kënaqem, mu ka rrit zemra”, teksa festonte fitoren e PDK-së në Skenderaj.



