Tragjedia, 35 persona humbin jetën pas helmimit masiv nga alkooli

35 persona kanë humbur jetë në Rusi midis datës 7 dhe 13 tetor për shkak të helmimit nga alkooli që dyshohet se përmbante metanol.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lindje të rajonit të Orenburgut, ku nga analizat rezultoi se çdonjëri nga viktimat kishte përmbajtje të lartë të substancës së metanolit në gjak.

Hetuesit rusë dyshojnë se disa persona të arrestuar tashmë, mes tyre dy burra 29 dhe 60 vjeç, si dhe një grua 48 -vjeçare, janë përgjegjës për shitjen e alkoolit industrial që shaktoi këtë tragjedi.

Pijet alkoolike të prodhuara në mënyrë të paligjshme zakonisht shiten më lirë se ato të ligjshme, por mund të përmbajnë papastërti vdekjeprurëse, veçanërisht alkool metil.

Leonid Popovich, President i Unionit të Verëbërësve dhe Verëtarëve, tha se njerëzit blejnë pije të tilla për shkak të varfërisë.

Komiteti i Hetuesve gjeti një depo në territorin e një baze tregtare në qytetin Orsk, nga e cila furnizoheshin ngarkesa të alkoolit. Si pjesë e kontrollit, më shumë se 1.2 mijë shishe me produkte që përmbajnë alkool pa etiketë u sekuestruan nga magazina. Më vonë, një lëng që përmbante alkool u gjet gjithashtu në 11 fuçi metalikë me një vëllim prej 200 litrash.

Kjo nuk është hera e parë që në Rusi ndodhin tragjedi të tilla. Një nga rastet më tragjike ndodhi në Irkutsk në Dhjetor 2016. Banorët konusmuan një lloj substance që përdoret për parfume dhe produkte kozmetike për banjot. 76 prej tyre vdiqën.