“Isha 150 kg, hoqa 75% të stomakut, doja të vr.is.ja veten. Erdhi një kohë që çorapet m’i vishte vajza. gruas i thoshin…”

Big Show, ka rrëfyer sfidën e tij në lidhje me mbipeshën.

I ftuar në emisionin “Ekspuls” me Ronaldo Sharkën, ai thotë se ishte 150 kilogramë dhe palestra nuk ndihmoi që të humbiste kilogramët.

Ai thotë se iu nënshtruar një operacioni në Turqi dhe pas 7 muajsh humbi 60 kilogramë.

Big Show: U shëndosha duke, ngrënë duke ngrënë shumë pica, shumë mish, shumë sufllaqe. Isha 150 kilogramë. E provova me palestër nuk ia dola dot. Bëja palestrën, dilja dhe haja prapë dhe nuk ia dola dot. Bëra një operacion në Turqi dhe pas atij operacioni fillova të shoh rezultat dhe për 7 muaj kam rënë 60 kilogramë. Kam hequr 75% të stomakut, nuk haja dot siç kam ngrënë më para. Lashë dhe me vullnet pijet me gaz, akulloret, çokollatat.

Show, tregon se kur ishte i shëndosh bullizohej, teksa shton se ka pasur momente që nuk ka dashur më të jetoj.

Big Show: Kur isha i shëndosh ndjehesha shumë i bullizuar dhe i ofenduar dhe në pjesën se kisha nusen e dobët. I thonin nuses si e ke marrë këtë të shëndosh.

Kam pasur momente që nuk doja të jetoja më. Rrija në shtëpi, nuk dilja. Erdhi një kohë që çorapet mi vishte vajza.