Këta janë shqiptarët e parë që do fluturojnë në hapësirë me satelitët e Ramës (foto)

Pasi e premtoi nga foltorja e Kuvendit ditën e enjte, kryeministri Edi Rama edhe sot deklaroi se Shqipëria do të dërgojë në hapësirë satelitë.

“Shqipëria do të ketë satelitë, e do t’i ketë shpejt, për të forcuar kontrollin mbi territorin e saj në të gjitha aspektet e do të ketë, jo vetëm satelitë, por do të ketë dhe dronë inteligjentë që do të na ndihmojnë për ta çuar vendin në një nivel tjetër nga aspekti i administrimit të territorit ”,-tha Rama sot në një prononcim për gazetarët pas mbledhjes së kryesisë së PS.

Deklarata e kryeministrit, në kohën kur vendi është në krizë energjetike dhe çmimet rriten përditë janë pritur me humor dhe ironi në rrjetet sociale.

Në faqet online qarkullojnë meme që tregojnë e cilët do të jenë shqiptarët që do të udhëtojnë më satelitët e parë të Edi Ramës.