E bujshme/ Nuk dihet fati i tyre, Bleona Mata dhe dy fëmijë të tjerë shqiptarë të humbur ndërkombëtarisht

Në portalin botëror për fëmijët e zhdukur, Global Missing Children’s, mes rasteve të shumta të fëmijëve, që ende rezultojnë të zhdukur, janë edhe tre shqiptarë.
Mes tyre është edhe rasti i Bleona Matës, e cila u zhduk në vitin 2010. Rasti bëri bujë në media, ndërsa e ëma vazhdon ta kërkojë.

Bleona Mata
“Bleona është zhdukur nga fshati Zapod, Kukes që në datën 22 maj 2010. Policia ka zhvilluar kërkime deri tani por pa sukses. Bleona në krahun e djathtë të mjekrës ka një shenjë djegie prej 2 cm”, shkruhet në portalin botëror për Bleonën.

Julian Cela
Po ashtu i zhdukur rezulton edhe Julian Cela, i datëlindjes 09/05/2002, i cili këtë vit mbush 18 vjeç, është zhdukur më 30 nëntor 2012 në rrethana të paditura.

Mateo Bejaj
Matteo Bejaj është zhdukur nga fshati Fitore në Vlorë, ditën e shtunë më datë 16 korrik 2011.