U hodh nga pallati me foshnjen e porsalindur dhe djalin tre vjeç/ Zbulohet shënimi që la 34-vjeçaja

Një nënë dyshohet se u hodh nga një lartësi prej 200 m me foshnjën e saj të porsalindur dhe djalin e vogël në krahë duke i v r a r ë të dy, ka raportuar pol icia.

Ngjarja ka ndodhur në Moskë, ku Olga Zharkova, 34 vjeç, dhe dy djemtë e saj të moshës tre vjeç dhe një muajsh, u hodhën nga në banesë e katit të 19-të dhe hetimet për vrasjen kanë filluar, ka shkruar Mirror.

Nëna e dy fëmijëve dyshohet të ketë vuajtur nga depresioni akut pas lindjes para se të v r i s te veten dhe fëmijët e saj, thonë hetuesit. Zharkova, gruaja e një of iceri ushtarak rus, thuhet se kishte shkruar një shënim ku thoshte se nuk donte t’i linte fëmijët e saj në këtë “botë të vështirë, të zymtë” dhe i mbante fëmijët në krahë teksa binte nga banesa e lartë.”