“Mami e babi mund të më nxjerrin jashtë”/ Çfarë po ndodh mes Fifit dhe Granitit?

Fifi dhe Graniti pranuan se ndihen shumë mirë me njëri-tjetrin dhe se ndoshta po lind diçka mes tyre.

Ndërkohë, dje Fifi ka diskutuar me Palomën dhe Ilirin në lidhje me raportin mes tyre. Ajo ka folur për mënyrën se si mund ta shohin anëtarët e familjes së saj afirmitetin me Granitin.

“Në rregull, por edhe unë e kam një babë e një nënë që munden me ardhë e me më nxjerrë jashtë. Ata e kanë problem këtë pjesë. S’do ta kenë problem nëse unë do të pëlqej dikë. Unë skena nuk do të bëj, kjo është e padiskutueshme”, tha ajo.

“Për këtë refuzoj që të bëj jakuzzi, me u la në dysh me të, refuzoj që të futem edhe në pishina. Jo për ato, e kam kompleks timin. Janë shumë gjëra, nuk është se unë u çova një ditë të bukur dhe nënën e babën e kam liberal unë”, është shprehur Fifi.