Duke gërmuar për metale, gjen një varëse floriri 4 mijë vjeçare

Një burrë 54 vjeçar mbeti i habitur nga ajo që zbuloi kur ishte duke kërkuar për metale të rendomta. Ai gjeti një varëse ari 22 karat në një fushë pranë vendlindjes së tij Whitehaven.Ai po kërkonte me detektorin e metaleve në një fushë ku kishte qenë edhe shumë herë të tjera.

Por kësaj here ndërsa kërkonte mori një sinjal goxha të fortë nga detektori i tij.Pasi pa se cfarë gjeti, ai mendoi se bëhej fjalë për pjesë nga ndonjë paisje që përdoret për ngjitje, por rezultoi se metali ishte i cmuar dhe bëhej fjalë për një varëse më vlerë të madhe.Ai njoftoi muzeun e zonës ku ai jeton si dhe një specialist të fushës për të vendosur zyrtarisht se cfarë vlere ka bizhuteria e gjetur dhe se cfarë do të bëhet me të.