Termet i fuqishëm 6.3 ballë, momenti kur banorët dalin të frikësuar nga banesat (Video)

Një tërmet me magnitudë 6.3 i shkallës rihter ka goditur Kretën mesditën e sotme.

Epiqendra u regjistrua 30 kilometra në juglindje të Zakros. Thellësia vlerësohet se ishte 23 kilometra në juglindje të jugut.

Deri tani raportohet për dëme të mëdha materiale, ku një kishë është shembur dhe disa banesa janë krisur. Tërmeti zgjati disa sekonda.

Sakaq sizmiologët paralajmërojnë se pas këtij tërmeti të fortë mund të ketë lëkundje të tjera, ndërkohë që u regjistruan edhe 4 tërmete të tjera.

Ndërkohë Drejtori i Institutit Gjeodinamik të Observatorit Kombëtar dhe Profesori i Sizmologjisë, Akis Tselentis, duke folur në televizionin Kreta, siguroi se nuk ka rrezik për një cunami. Por ai tha se mund të ketë një tërmet tjetër 5.5 ballë, megjithatë kjo nuk duhet të shqetësojë banorët pasi në një zonë detare një tërmet i tillë do të ndihet 20 herë më pak se tërmeti me magnitudë 6.3.