“Doja të bëhesha murgeѕhë”/ Gazetarja e sportit rrëfen historinë e jetëѕ së saj, i ofruan të bëhej eѕkortë

Gazetarja e njohur sportive në Spanjë Christina Porta, ka rrëfyer në një reality show “Secret Story” se si do kishte qenë jeta e saj nëse nuk do t’i ishte dedikuar sportit. Ajo tha se në moshë të re donte të bëhej murgeshë, por jeta e saj mori rrjedhë tjetër.

“Për një periudhë të shkurtër të jetës sime shkova në shkollë me murgeshat. Besoja shumë në Zot dhe doja të bëhesha murgeshë. Pastaj, pasi u rrita, e braktisa idenë, por ende ndiej një lidhje me to, sepse kam një zemër të mirë dhe mund të dalloj njerëz të këqinj”-tha ajo.
Gjithashtu gazetarja zbuloi se shumë persona i kanë ofruar edhe para që të bëhet “eskortë” e tyre.