6 kumbulla të thata në ditë dhe… vini re si do ndryshojë trupi juaj

Kumbullat e thata, nëse i konsumoni çdo ditë, mund të bëjnë magji në shëndetin tuaj, Ky frut i thatë është plot me lëndë ushqyese të shëndetshme. Më poshtë ju tregoj pse duhet të hani 6 kumbulla të thata në ditë.

1.Mbështesin funksionet e trupit – 100 gramë kumbulla të thata përmbajnë 732 mg kalium. Ky makromineral është thelbësor për trupin tonë pasi e ndihmon atë të funksionojë si duhet si dhe të parandalojë shumë sëmundje. Ul rrezikun e një goditjeve në tru, i mban kockat e shëndetshme, ndihmon në rritjen e shëndetshme të muskujve dhe madje mund të promovojë funksionalitetin e duhur nervor.

2.Janë të mira për gjakun – Mungesa e hekurit të mjaftueshëm në trupin tuaj mund të shkaktojë anemi, e cila mund të çojë në komplikime serioze. Midis tyre janë lodhja, problemet e zemrës ose mushkërive dhe problemet me shtatzëninë. Kumbullat e thata janë një burim i shkëlqyeshëm hekuri që ndihmojnë në parandalimin e problemeve të tilla.

3.Përmirësojnë tretjen – Kumbullat e thata janë plot me fibra, një element kryesor që mbështet tretjen e shëndetshme. Për shembull, një filxhan kumbulla të thata përmban 12 gramë fibra të tretshme. Për më tepër, ato përmbajnë sorbitol, një laksativ natyral që ndihmon për të stimuluar lëvizjet e zorrëve.