Fshati në Vlorë ngelet me 25 banorë. E dini sa vjeç është më i riu?

Rrugë të boshatisura, shtëpi thuajse të rrënuara, rrugë pa infrastrukturë, mungesë marketesh dhe farmacie. Është kjo pamja të cilën të ofron fshati Ilias i Himarës, në vitin 2021.

‘Kanë ikur të gjithë, nuk ka mbetur asnjë! Para 90 ishin nëpër punë nëpër zyra, ishte shtetërore çdo gjë’- tha një banorë.

Banorët e pranojne se mosha më e re në fshat është mbi 50 vjeç, ndërsa pjesa tjetër pensionistë. Ata jetojnë kryesisht me të ardhurat nga shitja e ullinjve, pensionet apo ndihmat e të afërmve të tyre.

‘Nuk njerëzit vijnë nga Himara, dalim në Himarë për të blerë.’- u shpreh një banore.

Himara është fshati të cilit banorët e Ilias i drejtohen për çdo nevojë, duke nisur që nga buka e përditshme.

‘Asgjë vetëm në Dhërmi ka një qendër Shëndetësore, atje i çojnë kush ka ndonjë makinë.’- tha një banor.

Fshati Ilias edhe pse me potenciale të mëdha në blegtori apo bujqësi, tashmë është vetëm me 25 banorë, largimi i të cilëve është thjesht çështje kohe.