Është një histori e një djali dhe një vajze. Ata ishin shokë të ngushtë për vite me radhë dhe flisnin e dërgonin mesazhe në telefon gjithë ditën…

Është një histori e një djali dhe një vajze. Ishin shokë të ngushtë për vite me radhë dhe flisnin e dërgonin mesazhe në telefon gjithë ditën. Nuk kishte ditë të zotit mos të flisnin dhe të kontaktonin njëri tjetrin. Çdo gjë ishte shkëlqyeshëm. Ata ndiheshin mirë dhe të lumtur në shoqërinë e njëri-tjetrit.

Por një ditë djali nuk e telefonoi vajzën gjatë gjithë ditës dhe nuk i përgjigjej thirrjeve të saj. Vajza u merakos dhe e ndjente se diçka kishte ndodhur. Gjatë natës në dhomën e saj ajo qante dhe kuptoi se sa shumë rëndësi kishte djali për të. Të nesërmen ajo mori një telefonatë. Ishte djali.

Djali: Çkemi

Vajza: Jam shumë e lumtur që më telefonove, Çfarë të ndodhi dje?

Djali: Isha i zënë.

(Pas nje heshtjeje nga të dy)

Djali: Mendoj se nuk duhet të flasim më.

Vajza: Çfarë? Po pse?

Djali: Më vjen keq. Pafshim.

Pas kësaj djali mbylli telefonin. Vajza ishte e shokuar. Ajo nuk po kuptonte dot asgjë dhe ndihej e vetmuar, e refuzuar dhe e copëtuar. Pasi u mendua gjatë vendosi të bënte një provë të fundit për ta rifituar atë. Kështuqë e mori në telefon.

Vajza: Përshëndetje

Djali: Pse po më telefonon?

Vajza: Kam nevojë të të pyes për diçka.

Djali: Jepi, pyet.

Vajza (Me zemër të copëtuar): A je mirë?

Ajo u mundua të flasë por mendoi se ai vërtet nuk dontë më tia dinte për të. Ajo mbylli telefonin dhe iku nga shtëpia duke lënë një shënim.

Disa orë më pas djali mori një telefonatë. Ishte telefonatë për ta njoftuar se vajza ishte goditur nga një makinë dhe se gjëndja e saj ishte serioze. Djali nxitoi për në spital të shohë vajzën. U ul pranë saj dhe po i mbante dorën.

Djali: Më fal, është i gjithi faji im por … të prëmtoj që do ia dalësh.

Vajza: Nuk do ia dal dot kësaj here!!

Djali: Mos thuaj ashtu.

Vajza: Vetëm më thuaj një gjë, pse u ndave nga mua?

Kësaj here djali iu përgjigj sinqerisht dhe i tha se kishte një problem në zemër dhe mund të ‘vde së’ në pak kohë. Për këtë arsye ai nuk dontë që vajza të vuante bashkë me të.

Djali vazhdoi dhe tha , “E bëra këtë sepse TË DUA…!!”

Edhe Unë TË DUA… tha vajza dhe zemra i pushoi së rrahuri. Vetëm pas dhjetë minutave ndërroi jetë edhe djali pas një ataku kardiak sepse mendonte se ajo ‘vd iq’ për shkak të tij.

Mësimi:

Nëse e doni dikë atëherë kurrë mos i fshihni ndjenjat. Kurrë mos i fshihni problemet dhe ndjenjat tuaja nga dikush që interesohet për ty dhe që të do ty.