E papritur! Aktori i njohur i jep fund marrëdhënies me partneren e tij

Aktori i njohur i humorit, Albano Bogdo para gjashtë muajsh i propozoi për martesë partneres së tij, e cila ka pranuar.
Mirëpo, në një ‘xhiro’ të shpejtë në Instagramin e tij vihet re se ai i ka fshirë të gjitha fotot me vajzën në fjalë dhe ka mbetur vetëm një foto e postuar gjatë muajt Prill.

Burime pranë çiftit treguan se nuk mund të bëhet fjalë për një ndarje, por një reflektim që lidhen me marrëdhënien e çiftit që nuk duket e thjeshtë kur është mes një artisti dhe një eksperteje në marketing.

Gjashtë muaj më parë si rrallëherë Albano bëri një rrëfim serioz për jetën e tij private dhe statusin e ri.

I ftuar në emisionin “Në kurthin e Piter Pan”, ku u pyet nga fëmijët për shumë aspekte të jetës së tij, ai vendosi të zbulonte disa detaje sekrete nga jeta e tij.

Në një rrëfim ndryshe, aktori i humorit tregoi historinë e veçantë të njohjes me partneren e tij, Jonida Sanço, eksperten në komunikim dhe marketing.

“Partneren time ma prezantoi motra e saj, e cila ishte shoqja ime e ngushtë. Ajo, duke ditur shijet e mia për vajzat, më prezantoi motrën, të cilën e propozova më vonë”.