Qytetari shkon të marrë paratë, bankomati “çmendet“ dhe nis të nxjerrë të gjitha…(PAMJE)

Ka dhuruar shfaqje të paparë një bankomat i vendosur në një stacion metroje në Londër, i cili nisi papritur të nxirrte para vazhdimisht. Bankomati nxirrte vetëm kartëmonedha 20 Paund, kurse rojet e sigurisë nxituan për të rrethuar zonën dhe të mbanin larg qytetarët që të mos i merrnin ato, sic tregohet edhe në pamjet e videos këtu:

Një klient thuhet se kishte tërhequr një shumë të madhe parash. Duke bërë që bankomati të nxirrte pa rreshtur kartëmonedhat. Në dysheme ai kishte vendosur një çantë për të mbledhur paratë
Kompania polake që zotëron bankomatin Bitcoin, tha se makineria nisi të lëshonte kartëmonedha pasi klienti kishte tërhequr një shumë të madhe parash.