Për’puthen/ Emocione te forta. Vëllai refuzon të komunikojë me të, konkurrentja ia plas të qarës sapo dëgjoi zërin e tij (video)

Puntata e djeshme e “Për’puthen Prime” është shoqëruar edhe me emocione të forta, krahas debateve e diskutimeve.

I tillë ishte momenti kur Tola, dëgjoi telefonatën e vëllait të saj, që të mos e përkrahë hyrjen e saj në “Për’puthen”, me gazetaren e emisionit. Ai nuk ka pranuar që të flasë me motrën, duke dhënë edhe arsyet e veta.

“Mundoheni për mirë por janë disa gjëra që unë i zgjidh vetë në mënyrë private. Jam kundër hyrjes aty, ndoshta më vonë do qetësohet por momentalisht nuk jam i qetë. Kështu jam rritur unë, ju mund t’ju duket diçka si e pavend, por unë e shoh në mënyrë tjetër”, tha ai në telefon. Ndërsa më pas konkurrentja mes lotësh tha: “Më kishte marrë malli t’i dëgjoj zërin. Jemi një familja patriarkale që jemi rritur me disa rregulla dhe kjo është një gjë shumë e madhe për ne”.