Historia e dashurisë së Beniada Nishanit me futbollistin e Seria A: U ndamë pas 7 vitesh lidhje…

Beniada Nishani, mbesa e ish presidentit Bujar Nishani, është një nga banorët e Big Brother Vip.
Ajo gjatë bisedës me banoret tregon se ka qenë e fejuar me një futbollist nga mosha 16-vjeçe deri në atë 23 vjeçare.

“Ishte i fokusuar vetëm te futbolli dhe mua më mërzitej jeta me të. Pas një lidhjeje 7-vjeçare erdhi një moment që nuk e duroja dot më as kur më puthte”, duke treguar se kështu ajo i dha fund fejesës me të.

Ajo madje ka treguar më herët se ka qenë e lidhur me një lojtar të Serisë A, por që nuk e ka përmendur emrin.

Beniada disa ditë më parë u bë pjesë e Big Brother Vip, duke thënë se kjo do ishte një eksperiencë e re për të dhe një sfidë për të provuar veten.