E pyetën nëse po mendon të bëjë fëmijë, aktorja e njohur turke e lë gazetarin me “gisht në gojë” me përgjigjen që i dha

Aktorja e njohur turke, Neslihan Atagul, njihet për intervistat e saj thumbuese me gazetarë, shkruan Express. Saherë që ndonjë gazetarë e pyet atë për jetën personale, ajo u kthehet dhe u bën pyetje atyre, derisa nuk mungojnë as “thumbat”.

Njëjtë ka ndodhur edhe me intervistën e fundit, kur ajo dhe bashkëshorti i saj janë pyetur nëse po mendojnë të bëjnë fëmijë. Përderisa Kadir e ka marrë më më sportivitet këtë pyetje, Neslihan i është kthyer gazetarit duke e pyetur nëse ai vetë po mendon të bëjë fëmijë.

“Ti a po mendon të bësh fëmijë? I ke dy? Hajde bëje pra edhe të tretin”, dëgjohet ajo duke i thënë gazetarit.

Ndryshe, Neslihan Atagul është prej aktoreve më të famshme në Turqi. Vetëm në llogarinë e saj në Instagram, ajo numëron mbi 12 milionë ndjekës.