Zvicra kërkon rreth 213 mijë punëtorë të rinj..

Për vite me radhë papunësia në Zvicër ka qenë në nivelin më të ulët. Vazhdimi i pandemisë Covid nuk e ka penguar ekonominë e Zvicrës të vazhdojë rimëkëmbjen, sipas indeksit zviceran të punës nga agjencia e rekrutimit Michael Page dhe referuar analizës nga Banka Credit Suisse, shkruan albinfo.ch.

Ky trend rritës po vazhdon në “pjesën më të mëdhe të ekonomisë”, falë fushatës së vaksinimit, kapaciteteve përshtatëse të kompanive dhe pavarësisht kufizimeve në degë të caktuara.

Kompania “x28”, e cila është specializuar me shërbimet që lidhen me vendet e lira të punës, sipas radarit të tyre deri në tremujorin e tretë – më 15 gusht – ndërmarrjet zvicerane kanë kërkuar 212’726 punëtorë.

Në muajt e fundit, është bërë e qartë se ekonomia zvicerane po rritet në hapa të sigurt, duke ndikuar fuqishëm në tregun e punës për venda të lira, shkruan tutje albinfo.ch.

“X28” kërkon automatikisht shpalljet e vendeve të lira të punës në platformat e specializuara për publikimin e tyre dhe direkt në faqet e internetit të kompanive. Siç raporton «Tages-Anzeiger» kjo tregon se të gjitha vendet e lira të punës mund të gjenden direkt në faqet e internetit të kompanive. Vendet e lira të reja pritet të shpallen përmes agjencive të rekrutimit.

Lidhur me punësimet në Zvicër, flet edhe shqiptari, Gentian Pagarusha, i cili drejton një kompani që merret me rekrutimin e punëtorëve dhe po ashtu këshillon ndërmarrësit e rinj.