Shqipe Hysenaj një moderatore, ja ku do e shohim çdo javë

Shqipe Hysenaj këtë sezon të ri televiziv do jetë prezantuese në një emision. Bëhet fjalë për një emision të ri në TopChannel, “N’Shtëpi t’Re”. Lajmin e dha vetë ish- konkurrentja e “Përputhen”, në emisionin e mëngjesit në Top Channel.

Gjatë fjalës, Shqipe u shpreh entuziaste për planet e reja të jetës. Kujtojmë se ajo ishte konkurrentja më energjike e “Përputhen 2”, por që u pezullua shumë shpejt, për shkak të sjelljes së saj jo etike me disa nga konkurrentët.

Por, përpos kësaj, Shqipja nuk iu nda emisionit, duke demaskuar herë pas here konkurrentët që gënjenin.