Plas debati në rrjet. Elhaid Cufi i tregon se është mysliman, aktorja në BBV bën reagimin e papritur

Dy prej konkurrentëve të ‘Big Brother VIP’, shkrimtari i rrjeteve sociale Elhaid Cufi dhe aktorja Monika Lubonja diskutuan dje për besimet e tyre fetare. Elhaidi nuk ishte shumë i njohur për pjesën e madhe të konkurrentëve dhe shumica treguan kuriozitet për të. Në një bisedë me Monika Lubonjën, kjo e fundit e pyet nëse është mysliman apo katolik dhe Elhaidi i thotë se është mysliman dhe Monika më pas i ka habitur të gjithë me replikën.

“Qënke shkodran i mirë”, – i tha ajo.

Elhaidi tha se nuk ka ndonjë paragjykim fetar e Monika më pas e pyeti se a vazhdon në Shkodër të mos i duan martesat me fe të kundërt, por Elhaidi e mohoi dhe i tha se Shkodra shquhet për harmoni fetare.

Nuk dihet se çfarë ka dashur të thotë Monika me atë deklaratë, megjithatë nuk kanë munguar hamendësimet në lidghje me këtë deklaratë.