I sekuestruan një “Porsche” dhe mbi 70 mijë euro/ Kush është lushnjari “Juli i Pashakos”, rivali i Aldo Bares (EMRI+FOTO)

Ditën e sotme Prokuroria e Lushnjes ka urdhëruar sekuestrimin e pasurive të 37 vjeçarit Julian Sulo, i cili akuzohet për “pastrim parash”.

Bëhet me dije se këtij personi i është sekuestruar shuma monetare 70.060 euro dhe automjeti tip “Porsche Cayanne”.

Por kush është Julian Sulo?

37 vjeçari është një emër i njohur për policinë, i njohur si “Juli i Pashakos”. Sulo ka qenë një nga personat e dyshuar si të përfshirë në masakrën e Lushnjes, ku u vr anë Jurgen Hoxha dhe Zamir Latifi, miqtë e Laert Haxhiut, ky i fundit nipi i Aldo Bares.

Sulo u la i lirë për mungesë provash, ndërkohë që në 11 qershor të vitit 2016 u plagos në një pikë bastesh pas ndeshjes Shqipëri-Zvicër. Ai u që lluam rreth 20 herë me thi kë dhe me leva, ndërsa u la si i vde kur buzë rrugës, por u shpëtua nga një kalimtar ui rastit. Lokali në të cilin u plagos ishte në pronësi të Arjan Aliços, i njohur si një nga ushtarët e Aldo Bares, i dënuar më parë për vrasje.

Gjithashtu Julian Sulo ka qenë i akuzuar edhe për atentatin e 1 nëntorit 2019, ku mbetën të plagosur prokurori Arjan Ndoja e Aleksandër Laho dhe humbi jetën Andi Maloku. Ai i mohoi a kuzat ndaj tij, duke u shprehur se nuk kishte qenë në Shqipëri kur ndodhi ngjarja.

Prokuroria ka dhënë urdhër edhe për sekuestrimin e pasurive të I.S, i afërmi i Julian Sulos, pasi ka të dhëna të mjaftueshme se pasuritë e tij zotërohen në mënyrë të tërthortë nga “Juli i Pashakos”.