Mos ecni më pa çorape në shtëpi, ecja me këmbët zbathur mund të shkaktojë këto probleme

Ecja pa corape në shtëpi mund t’ju sjellë një sërë problemes, ndoshta që nuk i kishit menduar më parë.

Mund të jeni më shumë të ekspozuar ndaj baktereve.Edhe nëse sapo keni larë dyshemenë, kjo nuk do të thotë se është plotësisht pa mikrobe.Dyshemetë tuaja mund të duken të pastra, por në realitet, ka ende pluhur që përmban shumë baktere dhe kërpudha të dëmshme.

Duke hequr këpucët dhe duke i lënë këmbët tuaja të marrin frymë me siguri ndiheni mirë pas një dite të gjatë në punë, por ecja nëpër shtëpi pa këpucë mund të çojë në rrëzime dhe lëndime.Studimet kanë treguar se të veshurit e shapkave mund të shkaktojë rënie dhe tërheqje të muskujve si pasojë e rënies kështu që më mirë vishni çorape.Nëse ndonjëherë keni ndjerë dhimbje mesi dhe keni ecur zbathur në shtëpi, ka një shpjegim shkencor për këtë. Ecja zbathur në sipërfaqe të forta shkakton një shpërndarje të pabarabartë të peshës në këmbët tuaja. Ky çekuilibër mund të përkeqësojë deformimet ekzistuese të këmbës, madje mund të prekë pjesët e sipërme të trupit tuaj, duke shkaktuar dhimbje në gjunjë dhe shpinë.

Përveç se ju lëndon këmbët dhe shpinën, ecja zbathur rregullisht mund të çojë në erë të pakëndshme. Kur ecni zbathur, lehtë mund të bini në kontakt me këto infeksione, të cilat mund të shkaktojnë erën e këmbëve tuaja.