Qytetarët “pushtojnë” marketet, blejnë gjela deti nga frika se mos mbetën pa gjë për Krishtlindje

Britanikët kanë frikë se tryeza e Krishtlindjeve do të “anulohet”. Mijëra qytetarë nxituan në supermarkete për të blerë gjela deti, shitjet e të cilave tejkaluan 400%. Sipas mediave të huaja, Krishtlindjet do të jenë një “makth për konsumat orët”.

Paniku i qytetarëve britanikë tashmë është në raftet me gjela, një javë pasi u formuan radhët në pikat e karburantit, mes frikës se këto Krishtlindje do të “anuloheshin” për shkak të mungesave që pritet të prekin tregun e shpendëve.

Ndërkohë, Boris Johnson pranoi se kriza në zinxhirin e furnizimit të vendit mund të zgjasë me muaj. Shitjet e gjelit të detit të ngrirë janë rritur me 409%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, sipas një zinxhiri supermarketesh.

Ndërkohë, konsumatorët janë të shqetësuar për furnizimin me ushqim. Ka një rritje prej 20% në shitjet e ushqimeve të ngrira në përgjithësi.