Kush e gjen bëhet i pasur”? Bie meteori në Itali, njerëzit vërsulen në kërkim (VIDEO)

SH TY PE KE TU VI DE ON

Nëse jetoni në zonën ndërmjet Pratos dhe Pistoias, duhet ta dini se keni mundësinë të bëheni pjesë e një gjuetie të jashtëzakonshme meteori, shkruan gazeta italiane La Reppublicca./Pamjet meP0SHT.

Mos prisnin të gjeni ndonjë masa gjigante të gurtë, sepse po të ishte e tillë do të kishte bërë dëme të konsiderueshme. Përgatituni më mirë për një gur të vogël, por me vlerë shumë të madhe shkencore, vazhdon e përditshmja e njohur italiane.

Muzeu i Shkencave Planetare të Pratos ka organizuar kërkimet për meteoritin që ra së fundi në vendin fqinj, por qe nuk po gjendet, ndaj dhe është kërkuar ndihma e publikut. Rënia e trupit qiellor u regjistrua në kamera.

Ekspertët këshillojnë që personat të cilët do ta gjejnë gurin e zi me një diametër prej vetëm pak centimetrash e me peshë 30 deri në 100 gramë, të mos e prekin me dorë – vetëm t`i bëjnë foto e të njoftojnë menjëherë muzeun.

Në historinë e milionereve, ka plot njerëz që janë pasuruar brenda natës dhe nuk kanë munguar rastet kur kjo pasuri u ka rënë nga qielli, pikërisht në formën e një meteori, siç i ndodhi Joshua Hutagalung nga Indonezi që fitoi shume para nga guri qiellor i cili i shkatërroi çatinë e shtëpisë!