“E pashpirt, luan me ndjenjat e njerëzve”/ Fansat i vërsulen keq Olsa Muhametit, ja si justifikohet para ndjekësve

Puntata e “Pëputhen Prime” ishte e mbushur plot me diskutime, zhurmë, debate dhe polemika. Për t’i sqaruar të gjitha këto Olsa Muhameti, autorja e programit ka bërë një bashkëbisedim me ndjekësit, pjesa më e madhe e së cileve ishin të mendimit se ish i dashuri i Alvisës nuk duhet të hynte në “Përputhen”.


“Nuk duhej që të hynte Hyseni. Sepse ka ndjenja për Alvisën”, i shkrun njëri nga ndjekësit.

Ndërkohë që Olsa ja kthen, “këtë nuk e dimë kjo është një histori e mbyllur, të paktën kështu thonë protagonistët”.


Kujtojmë se gjatë “prime” ish i dashuri i Alvisës u bë pjesë e emisionit dhe kjo shkaktoi një debat shumë të fortë jo vetëm midis tij dhe saj, por edhe me Arjanin dhe konkurentët e tjerë. Gjithsesi ai u bë pjesë e emisionit dhe pritet të shohim në vazhdim atë se çfarë do të ndodhë më tej.