U dolën kundër të gjithëve/ Historia e dashurisë së shqiptare: Na tallnin në rrugë, s’na jepnin shtëpi me qira sa shikonin Romarion

Ditën e sotme në studion e emisionit “Goca dhe Gra” ishin të ftuar Gera dhe Romario, të cilët rrëfyen historinë e tyre të dashurisë, duke u dalë kundër të gjithëve.

Ata kanë ngjyrë të ndryshme dhe fetë e tyre janë të ndryshme, e kjo ka bërë që familjarët t’i kenë kundër dhe të marrin komente negative në rrjetet sociale. Gerta u shpreh se janë njohur në vitin 2016, ku ajo nisi punë në një fabrikë ku punonte edhe Romario.

“E shikoja mekanikun kur shkova në punë. Nuk është së më pëlqeu shumë, se tregohej shumë i ftohtë. Ishte i lezetshëm, por nuk është se ndjeva diçka. E ngacmoja me sy dhe nuk ma varte. Mu prish makina qepëse, më prishej vazhdimisht. Erdhi Romario aty dhe i them, nëse më rregullon makinën sot, nesër do të sjell një çokollatë”, tha Gerta.

Më pas ndërhyn Romario, i cili shton se pikërisht aty nisën edhe shkëndijat e para. “I kemi dhënë më shumë kofidenca njëri-tjetrit. U bëmë edhe miq në rrjetet sociale, ku nisëm të flisnim më shpejt”, vijon ai.

“Teksa flisnim u zumë në një moment dhe i thashë bën mirë të mos më shkruash më. Më hoqi nga miqtë dhe nuk më shkroi më. Unë pastaj hapa një adresë tjetër dhe i shkruaja”, shton Gerta.

Të pyetur se si e pritën familjarët lidhjen e tyre, Gerta tha se familja e saj nuk e ka pasur problem. “Në familjen time nuk ka pasur paragjykime. Mami e ka marrë vesh e para. Ja thashë pak larg e larg, i thashë e ka një shoqe e imja. Mami më tha “kam punuar vetë me të tillë njerëz, janë të mirë. Plus që fëmijët dalin të bukur mulat”, rrëfen ajo”.

Ndërsa Romario shprehet se për pak kohë nuk ka folur me mamanë e tij, pasi nuk ishte dakord për këtë lidhje. “Mami im ka qenë problem. Nuk kishte problem ngjyra, por feja. Unë jam i krishterë dhe mami nuk ishte dakord për lidhjen. Qëndrova ca kohë pa fol me mamin. Me babin nuk kisha probleme, nuk ishte kundër. Prindërit i kam të divorcuar”, tha Romario.

Më pas Gerta tregon se si njerëzit në rrugë i shikojnë çuditshëm dhe flasin herë pas here për ta. “Ishte disa gra që na shikonin dhe flisnin me njëra-tjetrën. Unë po i dëgjoja dhe më pas i kthehem ‘o teta më vjen keq për ty, më duket se do ngelësh pa e provuar”, tregon ajo.

Gjithashtu Gerta rrëfen se si kur po kërkonin shtëpi me qira, u kanë thënë “jo” vetëm pasi kanë parë Romarion.