Shokohen mjekët, nхjerrin nga stomaku i pacientit 1 kg vida dhe gozhdë..

Mjekët në Lituani kanë hequr më shumë se një kilogram gozhdë dhe vida nga stomaku i një burri i cili filloi të gëlltiste objekte metalike pas lënies së alkoolit. Burri, i cili nuk u identifikua për arsye të privatësisë së pacientit, u shtrua në spital në qytetin port të Baltikut, Klaipeda me dhimbje të forta barku. Një rreze X në stomak tregoi copa metali, disa me madhësi deri në 10 cm.

“Gjatë operacionit tre orësh me kontroll me rreze X, të gjithë trupat e huaj, madje edhe më të vegjlit, në stomakun e pacientit u hoqën,” tha kirurgu Sarunas Dailidenas.

Spitali u siguroi mediave një fotografi të një tabakaje kirurgjikale ku ishin grumbulluar gozhdat dhe vidat që kishte gëlltitur pacienti.
Burimi: The Guardian| Përktheu dhe Përshtati: JOQ ALBANIA