Нistoria e vajzës nga Fieri që i përloti të gjithë: Kam një vit pa u takuar me mamin

Dance Reality Show “T’ka mami yll” ka shkaktuar shumë emocione në ekranin e “ABC”. Ndonëse vetëm puntata e parë, protagonistët kryesorë të spektaklit, fëmijët kanë bërë që të preken jo vetëm mamat e tyre, por edhe të gjithë teleshikuesit.

Rejana ishte e vetmja konkurente që nuk e kishte mamin si shoqëruese, pasi ajo jetonte në Itali dhe vogëlushja për të ndjekur ëndrrën e saj ishte e detyruar të jetonte në Tiranë.

Rejanën në çdo moment e shoqëronte tezja e saj, e cila ishte përkujdesur për të që në momentin që lindi. “Unë quhem Rejana dhe unë vij nga Fieri. Po unë jetoj në Tiranë dhe vazhdojë shkollën e baletit. Në Fier është familja ime, është babi dhe gjyshja. Në Tiranë kam motrat që kanë familjet e tyre. Ndërsa mami është në Itali prej disa muajsh. Më ka marrë malli shumë për mamin, por nuk duhet të lëviz nga Tiranë sepse duhet të ndjekë ëndrrën time.

Kam një vit pa u takuar. Flas vetëm nëpërmjet internetit. Vetëm babi ka shkuar dy herë që e ka takuar. Doja t’i tregoja mamit që unë e dua shumë atë dhe më mungon shumë. Kur të vij do t’i jap një përqafim më të madh”, u shpreh ajo mes lotësh.